Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj

21 Qershor 2016 - E martë 9:36

Shprendaj me te tjeret

Dardan Brahim Molliqaj (lindur më 25 shkurt, 1985) është Sekretar Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga zgjedhjet e para të brendshme të këtij subjekti që u mbajtën në vitin 2011. Para se ta kryej këtë funksion, Dardan Molliqaj që nga themelimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! pra viti 2005, ka qenë anëtarë i udhëheqjes qendrore të saj si dhe drejtues i Sekretariatit për Qendra dhe Rrjet.

Jeta e hershme

Molliqaj ka lindur në fshatin Beleg të Komunës së Deçanit. Shkollën fillore e kreu në shkollën ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Carrabreg, ndërsa atë të mesme e kreu në gjimnazin ”Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Angazhimin e tij për ndryshime shoqërore Molliqaj e filloi qysh në shkollën e mesme duke u angazhuar fillimisht si kryetar i unionit të nxënësve në gjimnazin ”Vëllezërit Frashëri” e pastaj edhe si kryetar i shkollave të mesme në Komunën e Deçanit. Përgjatë kësaj kohe, në bashkëpunim me profesorët dhe drejtuesit e shkollave, u bënë shumë reforma dhe organizatat e nxënësve u shndërruan në faktorë të rëndësishëm vendimmarrëse në shkolla.

Aktiviteti politik

Në vitin 2004, Molliqaj filloi studimet në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2005, në ditët e para kur organizata KAN shndërrohet në Lëvizjen VETÉVENDOSJE!, Molliqaj e fillon angazhimin e tij si aktivist në VETÉVENDOSJE!.

Përgjatë angazhimit të tij si aktivist në VETËVENDOSJE! Molliqaj fillimisht ishte anëtarë i udhëheqjes qendrore të saj si dhe drejtues i Sekretariatit për Qendra dhe Rrjet, kurse prej zgjedhjeve tw brendshme tw vitit 2011 ai ushtron funksionin e Sekretarit Organizativ të Lëvizjes duke luajtur një rol kyç si në organizmin e strukturave të Lëvizjes njashtu edhe në mobilizimin e organizimin e protestave qytetare e gjithëpopullore në Republikën e Kosovës.

 

Dardan Brahim Molliqaj (born 25 February ,1985) is Organizational Secretary of Self-determination Movement since the time first elections were held by this subject, in 2011. Before holding this function, Dardan Molliqaj was a member of the Center of the Movement and head of Secretariat for Centers and Network, when the Movement was founded in 2005.

Early life

Molliqaj was born in Beleg,a town in Deçan Municipality, Kosovo. He finished his elementary school at “Lidhja e Prizrenit” , Carrabreg, continuing his secondary school at ”Vëllezërit Frashëri” gymnasium, Deçan.

His commitment for social changes Molliqaj started while he was in high school, by being head of student union at the gymnasium, and then as the leader of all high schools at Deçan Municipality. By this time, in cooperation with school heads and teachers there were made some important reforms, and also the role of student unions was improved as a key element in decision-making process at educational institutions.

Political activity

In 2004, he registered at the University of Prishtina, from which he graduated in Economics. In 2005, when KAN organization transforms into Self-determination Movement, Molliqaj starts his commitment as a political activist for it.

During his activity in Self-determination Movement, Molliqaj was member of the Center of the Movement and head of Secretariat for Centers and Network, while from the internal elections of the 2011, he holds the function as the Organizational Secretary of Self-determination Movement. Molliqaj, as part of Self-determination movement is one the major organizers of the civil and nationwide protests. He remains one of the biggest critics of corruption in Kosovo government.