Lajmet e fundit

Arrestohen dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

21 Prill 2017 - E premte 12:47

Shprendaj me te tjeret

Në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t’i arrestojë pjestarët e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarres në një protestë para disa viteve.

Ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet që protestuesit i lufton haptasi është i vendosur po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar. Prandaj është domosdoshmëri edhe angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje.

Aktivistët duhet të lirohen menjëherë dhe përndjekja ndaj VETËVENDOSJE!-s të ndalojë.