Lajmet e fundit

Debat lidhur me gjendjen e arsimit parauniversitar para interpelancës parlamentare

18 Janar 2017 - E mërkurë 4:55

Shprendaj me te tjeret

Sot, Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i mbështetur nga Komiteti për Arsim dhe kërkim shkencor mbajti debat në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjendjen e Arsimit Parauniversitar në Kosovë dhe Rezultatet e testit PISA.

Në këtë debat katër orësh përveç profesorëve me përvojë, studiuesve të fushës, mësimdhënësve, veteranëve të arsimit, Drejtorë të drejtorive arsimore në Komuna, studentëdhe nxënës, morën pjesë edhe përfaqësues të MASHT-it, Akademisë së Shkencave, deputetë dhe përfaqësues të sindikatave të arsimit.

Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i shqetësuar, si shumë kush në Kosovë, për problemet e mëdha me të cilat po ballafaqohet arsimi dhe për cilësinë e ulët në fushën e arsimit në Kosovë që në fillimin e muajit dhjetor e ka ftuar Ministrin e Arsimit në interpelancë e cila do të ndodh nesër, me 19 janar, ku do të diskutohet për gjendjen në arsim dhe do të propozohen zgjidhje të cilat do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë dhe zgjidhjen e problemeve të tjera të kësaj fushe shumë të rëndësishme për vendin tonë.

Debati nisi me fjalën e deputetit Ismajl Kurteshi i cili paraqiti synimet e këtij organizimi i cili është vetëm një nga debatet e vazhdueshme që do të kemi në vijim si grup masash shumë me të gjera për të adresuar gjendjen tepër të rënduar në fushën e arsimit parauniversitar.

Të gjitha konkluzionet e dala nga diskutantët e shumtë do të paraqiten në Interpelancën e thërritur nesër nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për përgjegjësinë e Ministrit të Arsimit, shkencës dhe teknologjisë në raport me rezultatet tepër të ultë të nxënësve tanë dhe gjendjen e rëndë të arsimit parauniversitar.

18 janar 2017
Komiteti për Arsim dhe Kërkim shkencor

Pyetjet bazike mbi cfare problemesh ka arsimi parauniversitar ne Kosove