Lajmet e fundit

Dorëzohen interpelancat lidhur me situatën në KEDS dhe KEK

07 Mars 2017 - E martë 3:24

Shprendaj me te tjeret

Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i ka proceduar dy interpelanca për qeverinë e Kosovës:

  1. Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në emër të deputetit Visar Ymeri e ka dorëzuar Mocionin për Interpelancë me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci mbi shkeljet e kontratës së privatizimit të Kompanisë së Distribuimin e Energjisë Elektrike.

Deputetëve të Kuvendit në lidhje me këtë çështje do t’iu parashtrohet Rezoluta për votim me pikat si në vijim:

R E Z O L U T Ë

  1. Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë masa ligjore, sipas Ligjit të punës, për plotësimin e të gjithë kërkesave të Sindikatës së punëtorëve të KEDS, përfshirë realizimin e kontratës kolektive.
  2. ZRrEE ta anulojë vendimin e shtatorit 2014 për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
  3. ZrrEE t’i heq nga humbjet e lejuara mospagesat e energjisë së shfrytëzuar në pjesën veriore të Kosovës.
  4. Vazhdimin e monitorimit të zbatimit të Kontratës dhe raportimin e rregullt në Kuvend për nivelin e zbatueshmërisë së saj.
  5. Përpilimin e një plani strategjik e dinamik për kanalizimin e investimeve në drejtim të reduktimit të humbjeve teknike. Ky plan dhe zbatimi i tij të diskutohet në Komisionin për Zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, çdo 3 muaj.
  6. Përpilimin e një plani strategjik e dinamik për uljen deri në zero të reduktimeve të furnizimit të rregullt me energji elektrike për amvisëritë dhe bizneset. Ky plan dhe zbatimi i tij të diskutohet në Komisionin për Zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, çdo 3 muaj.

rez1 rez2 rez3 rez4

 

  1. Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në emër të deputetes Donika Kadaj-Bujupi e ka dorëzuar Mocionin për Interpelancë me Kryeministrin Isa Mustafa mbi shfrytëzimin e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Deputetëve të Kuvendit në lidhje me këtë çështje do t’iu parashtrohet Rezoluta për votim me pikat si në vijim:

R E Z O L U T Ë

  1. Qeveria e Kosovës të lirojë zonën së veçantë nga ndërtimet e jashtëligjshme brenda 3 muajve në vijim.
  2. Realizimi i planit nga ana e agjencive qeveritare për largimin e të gjithë sasisë së djerrinës nga fronti i shfrytëzimit të thëngjillit jo më  vonë se 6 muaj.
  3. Të themelohet Korporata publike e thëngjillit së cilës do t’i barteshin ekskluzivisht të gjitha liçencat për hulumtim dhe shfrytëzim të thëngjillit në Kosovë.
  4. Të hetohen dhe ndërmarren masat ligjore ndaj të gjtihë të përfshirëve në këtë rast, që prej atyre që kanë penguar zgjerimin e minierës, e deri te ata që e kanë ndryshuar kahjen e zgjerimit të saj.

r1 r2 r3