Lajmet e fundit

Dorëzohet mocioni i mosbesimit i opozitës për Qeverinë PDK-LDK-Lista Serbe

aida

05 Maj 2017 - E premte 6:13

Shprendaj me te tjeret

Më  5 maj opozita, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas propozimit të NISMA për Kosovën dorëzoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Mocionin për Mosbesimin e Qeverisë së Koalicionit PDK-LDK.

Pas procedimit të këtij mocioni përfaqësuesit e opozitës mbajtën një konferencë për media nga ambjentet e Kuvendit, ku përfaqësuesja e VETËVENDOSJE!-s, nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti theksoi midis të tjerash dëmet e mëdha të shkaktuara nga koalicioni PDK-LDK.

”Në këtë situatë, ngaqë kemi një qeveri të papërgjegjshme, pasiqë jemi Republikë parlamentare, përgjegjësia për këtë situatë dhe vendimin që duhet ta marrë i takon Kuvendit dhe ne presim që në ditën kur të vjen ky mocion Kuvendi t’i japë votën kundër kësaj qeverie’, tha Aida Dërguti.

Pas procedimit seanca për shqyrtimin e mocionit të opozitës u vendos për ditën e mërkurë, 10 maj 2017.