Rifillimi i gjykimit kundër Albin Kurtit 2010

Lëvizja VETËVENDOSJE! merr pjesë në Internacionalen Socialiste

03 Mars 2017 - E premte 5:09

Shprendaj me te tjeret

Lëvizja VETËVENDOSJE! është ftuar të marrë pjesë në punimet e Kongresit të XXV-të të Internacionales Socialiste, i cili po zhvillohet në qytetin e Kartagjenës, ku u rrit romancieri i shquar, fitues i Çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez. Në këtë Kongres, Lëvizjen VETËVENDOSJE! po e përfaqëson Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi.

Punimet e Kongresit janë përqëndruar në diskutimin për një botë me paqe, barazi dhe solidaritet, si dhe në votimin e Presidiumit, ku ia vlen të përmendet se kryeministri Edi Rama u rizgjodh zevendespresident i Internacionales Socialiste.

Sekretari Abazi po zhvillon një numër takimesh në këtë Kongres me perfaqësues të ndryshëm të partive social-demokrate nga e gjithë bota. Ndër të tjerë, ai u takua edhe me përfaqësuesin ndërkombëtar të Partisë Socialiste të Francës, Sébastien Gricourt.

Me Z. Gricourt u diskutua gjatë lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit, i cili sot rrezikohet nga autoritarizmi, si dhe në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Francë dhe nevojën e madhe për të fituar kundër ekstremit të djathtë që po vë në rrezik të gjithë projektin evropian.
Punimet e Kongresit do të vazhdojnë në dy ditët në vijim me një diskutim për barazi më të madhe ekonomike brenda kombit dhe në nivel ndërkombëtar.

3 mars 2017
Lëvizja VETËVENDOSJE!

boikeni1