Lajmet e fundit

Lëvizja VETËVENDOSJE! merr pjesë në mbledhjen për Stabilizim Asocim BE-Kosovë

23 Nëntor 2016 - E mërkurë 9:53

Shprendaj me te tjeret

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe deputeti Visar Ymeri, së bashku me deputeten Donika Kadaj-Bujupi, po marrin pjesë në Mbledhjen e II-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, e cila po mbahet në Strasburg.

Gjatë punimeve të ditës së sotme, Kryetari i Komisionit Parlamentar Europian për marrëveshjen e MSA-së me Kosovën, Tonino Picula, hapi mbledhjen duke shprehur ngushëllimet dhe shqetësimin për vdekjen e Astrit Deharit në rrethana të pasqaruara, në Burgun e Prizrenit. Picula po ashtu kërkoi hetim të pavarur të të gjitha rrethanave që kanë çuar deri në vdekjen e Astrit Deharit, si dhe kërkoi adresimin e përgjegjësisë tek organet shtetërore.

Kurse, deputetet Visar Ymeri dhe Donika Kadaj-Bujupi folën për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe për përndjekjen që po i bëhet vazhdimisht aktivistëve opozitarë, e veçanërisht në kohën kur organizohen protesta. Ata kërkuan që të ndalen këto përndjekje të padrejta si dhe lirimin e pesë aktivistëve që vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht.