Lajmet e fundit

Mbështesim protestën e të shtunës

02 Mars 2017 - E enjte 8:08

Shprendaj me te tjeret

Vazhdimi i masës që e mban të izoluar Ramush Hardinajn, nuk është cënim vetëm i personit të tij, por sulm ndaj vetë luftës sonë çlirimtare. Edhe më serioze bëhet situata kur kuptojmë se kjo po bëhet nga fletarrestet e porositura në Serbi.

Për këtë arsye, Lëvizja  VETËVENDOSJE! përkrah protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt.

Ftojmë të gjithë qytetarët që konsiderojnë të padrejtë këtë proces që mospajtimin e tyre ta manifestojnë në protestën e ditës së shtunë, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë.

Haradinaj ka qenë pjesë e luftës çlirimtare kundër shovinizmit gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Fletëarrestet nga Serbia duhet të anulohen për të gjithë ushtarët e luftës çlirimtare!