Lajmet e fundit

Në gjithë Kosovën shkruhen grafite “DREJTËSI PËR ASTRITIN”

15 Nëntor 2016 - E martë 5:14

Shprendaj me te tjeret

Në mbi 30 komuna të Kosovës, sot Lëvizja VETËVENDOSJE! zhvilloi aktivitet simbolik, ku u realizuan grafite me fotografinë e Astrit Deharit dhe parullën “Drejtësi për Astrititin”, i cili vdiq në burg para 10 ditëve.

Astrit Dehari mbahej padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me akuza të montuara për terrorizëm, kurse vdiq me 5 nëntor, për çfarë u dhanë vetëm deklarata kontradiktore e kurrfarë përgjegjësie nga institucionet e shtetit.

Teksa nga njëra anë qartazi është vërejtur tentimi i pushtetit që vdekja e aktivistit Dehari të mbulohet me deklarata të rreme ose të kalojë në heshtje, qytetarët në vazhdimësi kërkojnë zbardhjen e këtij rasti dhe vendosje të drejtësisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron fuqishëm prapa kërkesës për hetim të rastit nga hetuesit e pavarur të caktuar nga familja, duke pasur parasysh kapjen e institucioneve të drejtësisë nga klani “Pronto”, gjë që pamundëson hetim dhe vendim të drejtë. Thirrja për zbardhjen e këtij rasti përmes aktivitete të ndryshme do të vazhdojë. Përpjekja për institucione të pavarura të drejtësisë nuk do të ndalet në asnjë moment. Vetëm shteti i së drejtës është garanca e një shteti zhvillimor dhe të barabartë për të gjithë.
artane

besiane

dardane

drenas

fushe-kosove

gjakove

gjilan

istog

junik

kastriot

kline

lipjan

mitrovice

peje

prishtine

prizren

rahovec

vushtrri

hani-i-elezit malisheve shtime therande viti