Lajmet e fundit

Një delegacion i Lëvizjes vizitoi Ziadin Selën në spital

vetevendosje_131720274428

28 Prill 2017 - E premte 6:24

Shprendaj me te tjeret

Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përbërje të shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, deputetes Donika Kadaj dhe anëtarit të Kryesisë Xhelal Sveçla, vizituan deputetin Ziadin Sela i cili po vazhdon të jetë i shtruar në repartin e neurologjisë në spitalin e Shkupit.
Përkundër gjendjes së rëndë fizike Ziadin Sela me ekipin e tij e pritën delagacionin e VETËVENDOSJE!-s dhe aty u vërejt se Sela e kishte kthjelltësinë e duhur për të diskutuar për situatën politike dhe ngjarjet e dhunshme të ndodhura mbrëmë.
Ndërkaq, përfaqësuesit e VETËVENDODJE!-s shprehën mbështetjen ndaj tij, i dëshiruan shërim të dhe kthim të shpejtë në angazhimin e tij politik.
Edhe nga lëndimet vërehet se sulmi ndaj z. Sela ka qenë i qëllimshëm me idenë e likuidimit të tij. Është fat që ai është mirë dhe shpresojmë që sa më shpejt t’i vazhdojë aktivitetet e tij publike.