Lajmet e fundit

Policia nuk kishte as prova të montuara për Astrit Deharin

18 Janar 2017 - E mërkurë 4:05

Shprendaj me te tjeret

Arrestimi i aktivistit Astrit Dehari pa asnjë provë, asnjë fakt, madje as të montuar, e përbën skandalin më të madh gjyqësor e politik në sistemin e drejtësisë. Nuk ka asnjë sms, nuk ka asnjë bisedë të tij që është inkriminuese. Nuk ka asnjë postim në Facebook që Policia mund ta llogarisë inkriminuese. Në të gjtiha pajisjet që i janë konfiskuar Astritit; veturë, telefon, lap-top, nuk është gjetur asgjë sipas pretendimeve të Policisë. Poashtu, ADN-ja e Astritit nuk përputhet. I tërë procesi është i ndërtuar mbi dy dëshmitarë dhe as këta dy dëshmitarë nuk e kanë përmendur Astrit Deharin. Astriti u arrestua e u mbajt në burg sepse ishte aktivist.

Sekretari i VETËVENDOSJE!-s Dardan Molliqaj në një konferencë për këtë rast tha se i tërë procesi që është montim politik, i bazuar vetëm në deklaratat jokredibile të dy dëshmitarëve për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! tashmë ka dështuar.

“I vetmi fakt që Policia e pranon pse e ka arrestuar Astritin, është shoqërimi i tij me aktivistët Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti. Dëshminë për këtë shoqërizim, madje e ka të bazuar nga aktiviteti i tyre në rrjetin Facebook. Kjo pranohet në dokumentet zyrtare të vetë Prokurorisë”, sqaroi Molliqaj.

Molliqaj shoti më tej se deklarata e personit që pretendon se e ka shitur motorin aktivistëve tonë, thotë se motori u është shitur tre personave të gjatësisë së njëjtë, të cilët kishin theks nga Rahoveci. Aktivistët e arrestuar janë të gjithë nga Prishtina dhe kanë dallim në gjatësinë e tyre, sidomos Astriti me Atdheun dhe Egzonin. Nga fotot e të dyshuarve, dëshmitari nuk kishte arritur ta identifikojë Astritin. Ai i kishte identifikuar vetëm vetëm dy persona dhe Astriti nuk ishte i dyshuar.

Astriti vdiq faji i këtij pushteti. Astriti u mbajt në burg i pafajshëm. Seanca për Astritin ende nuk është mbajtur e procesi ka dështuar. Astriti vazhdon ta denoncojë këtë pushtet. Ky pushtet ka emra të përveçëm të fajtorëve. Disa prej tyre janë: Mentor Shala, Ridvan Berisha, Shpend Maxhuni, Fatos Makolli, Luan Keka, Abdyrrahim Islami, Vehbi Kashtanjeva, Sylë Hoxha, Metush Biraj, Nexhmi Krasniqi, Skender Hyseni dhe Dhurata Hoxha.
Ne as nuk harrojmë, as nuk falim.