Lajmet e fundit

Reagim i Sekretarit Organizativ Dardan Molliqaj ndaj shpifjeve të Mentor Shalë

09 Dhjetor 2016 - E premte 3:55

Shprendaj me te tjeret

Drejtori i RTK-së, Mentor Shala si servil i pushtetit dhe i braktisur në planin e tij për ta akuzuar VETËVENDOSJE!-n, sërish ka përdorur gjuhë akuzuese e shpifëse për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, këtë herë kundër meje.

Pasi pushteti po dështon që ta montojë procesin kundër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shala vazhdon të gënjejë i vetmuar në këtë luftë të pandershme. Si në kohën kur lëshonte komunikata në emër të menaxhmentit dhe keqpërdorte hapësirën publike për t’i akuzuar pa asnjë provë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, ai po vazhdon të shpifë për sulme të cilat VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë lidhje. Unë e ftoj prokurorinë që ta trajtojë si shpifje deklaratën e tij dhe të kërkojë përgjegjësi penale ndaj këtij shërbëtori besnik të pushtetit i cili nuk po dorëzohet nga kjo betejë prej së cilës edhe vetë pushteti po tërheqet. E vërteta, që e ka mposhtur ekipin montues të rastit që akuzonte për terrorizëm, do ta mposhtë edhe këtë sharlatan insistues.