Lajmet e fundit

Reagimi i Visar Ymerit pas lirimit të Ramush Haradinajt

Visar Ymeri551806661

27 Prill 2017 - E enjte 10:31

Shprendaj me te tjeret

Ky është reagimi i plotë i Visar Ymerit:

Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë.