Lajmet e fundit

Takim me deputetë të Parlamentit Frankofon belg

visari

26 Prill 2017 - E mërkurë 8:51

Shprendaj me te tjeret

Ky është njoftimi i Visar Ymerit lidhur me takimin me deputetët e Parlamentit Frankofon belg:

Kënaqësi të bisedosh për situatën politike me deputetë evropianë të orientimit të njëjtë politik. Sot i takuam një delegacion të Parlamentit Frankofon belg me të cilët biseduam për situatën politike në Kosovë dhe Evropë. Delegacioni përbëhej prej: Jean-Charles Luperto, zëvendës kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Frankofon belg, deputet ne Parlamentin regjional valon dhe Kryetar i Komunës Sambreville,

Christophe Collignon, anëtar i Komisionit te Jashtëm të Parlamentit frankofon belg, shef i grupit socialist në Parlamentin regjional valon dhe Kryetar i Komunes Huy,

Francois Bontemps, Ambasador i Belgjikes për Kosove, Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni,

Jean-Louis Servais, i ngarkuar me pune ne zyrën e Belgjikës në Kosovë.

Bashkë u dakorduam për bashkëpunim ndërpartiak si subjekte që i përkasim të njëjtit drejtim socialdemokrat në politikë.