Lajmet e fundit

Thyhet zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri

07 Prill 2017 - E premte 10:36

Shprendaj me te tjeret

 

Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri është thyer mbrëmë gjatë natës. Aty janë vjedhur kompjuterët, televizori, por çka e bën me të dyshimtë këtë akt është fakti se janë vjedhur dokumente të zyrës dhe janë lënë mbishkrime. Këto elemente e bëjnë që të duket sulm i organizuar politik për dëmtim dhe frikësim të VETËVENDOSJE!-s.

Këto sulme po ndodhin pikërisht në kohën kur Lëvizja është subjekti i parë në vend dhe fitorja e saj po i pret zgjedhjet e ardhshme. Thyerja e zyrës së një subjekti politik është sulm politik.

Pushteti që po dështon përditë me qeverisjen, iu është kthyer atyre që di më së miri, veprimeve të dhunshme të natës.

Këto sulme janë metodat dhe taktikat e vetme të pushtetit që është kundërshtari kryesor i VETËVENDOSJE!-s.

Ne i ftojmë organet e drejtësisë ta zbardhin këtë rast si dhe të sqarojnë sa më shpejt rrethanat dhe motivet.

 

Lëvizja VETËVENDOSJE!

7 prill 2017

zyrja1