Lajmet e fundit

VETËVENDOSJE! rrit mbështetjen në Besianë

besiane

29 Prill 2017 - E shtunë 2:57

Shprendaj me te tjeret

Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë ditët e fundit i janë bashkuar një numër i madh anëtarësh që kanë vendosur të kontribuojnë në rritjen dhe fitoren e VETËVENDOSJE!-s.

Në një aktivitet me mbi njëqind pjesëmarrës, Kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri bashkë me Kryetarin e Qendrës së Besianës, Bajram Ajeti, e prezantuan dhe i uruan mirëseardhje edhe veprimtarit Ajet Potera i cili ka vendosur të bëhet pjesë e VETËVENDOSJE!-s. Ky është lajm i mirë për Qendrën e Besianës dhe për organizatën në përgjithësi.

Potera është profesionist në fushën e financave dhe kontabilitetit dhe poashtu ka përvojë në fushën e sigurisë e akademisë ushtarake. Ai ishte kthyer nga Gjermania për t’u bërë pjesë e UÇK-së përgjatë luftës.

Në këtë kohë kur Lëvizja e ka rritur mbështetjen e saj, ardhja e Poterës dhe shumë të tjerëve është vlerë e shtuar dhe dëshmi që Besiana po orientohet kah fitorja e VETËVENDOSJE!-s. Kjo do të thotë që qytetarët e Besianës janë faktorë të fitores që sjell shtet të së drejtës, edukim e shëndetësi cilësore dhe gjithsesi mbështetje serioze të bujqësisë.