Lajmet e fundit

Ymeri: Është e padrejtë që Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë

02 Mars 2017 - E enjte 12:01

Shprendaj me te tjeret

Reagimi i Visar Ymerit për vazhdimin e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë:

Është e padrejtë që Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë. Haradinaj sot është peng i aktakuzave të montuara politike të Serbisë. Pra po mbahet si peng i Serbisë.

Republika i Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Jurisdiksioni i saj në Kosovë nuk ekziston. Atëherë si i bëhet që prokuroria e Serbisë paska efekt juridik mbi qytetarët e territorin e Kosovës?

Këtë nuk bën ta pranojë assesi Republika e Kosovës. Ramush Haradinaj është qytetar i Republikës dhe luftëtar vetmohues për çlirimin e saj po nga Serbia. Aktakuzat e Serbisë nuk bën të pranohen. Nga askush në Kosovë. Nga askush që e ka njohur Kosovën si Republikë.